Site icon Telegrafi

Rrëfehet Rezarta Shkurta: Dua vetëm një jetë të lumtur (Video)

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë ekskluzive për “Prive”.

Për herë të parë pas burgosjes së bashkëshortit të saj Ermal Hoxha, ajo vendosi të rrëfehet para një ekrani për peripecitë që e kanë shoqëruar gjatë gjithë kësaj kohe.

“Sigurisht që nuk jam në kulmin tim të lumturisë. Aktualisht, pavarësisht se kam zgjedhur dashurinë e jetës time Ermalin, jam detyruar të rrisë vajzën vetëm, jam detyruar që ajo të mos luajë çdo ditë me babain e saj” u shpreh ajo.

Por, Rrezarta tregoi se është edhe optimiste dhe se beson se shumë shpejt gjërat do të rregullohen.

“Shpresoj dhe besoj se shumë shpejt do të jemi sërish bashkë, që atë princeshë të vogël që e sollëm në jetë, ta kemi mundësin që ta rrisim bashkë”, shtoi më tej ajo.

Për më tepër ndiqni intervistën e saj 18 minutëshe. /Telegrafi/

Exit mobile version