Telegrafi

Rrëfehet ministri shqiptar, çfarë e bezdis te gruaja (Video)

I ftuari i radhës në emisionin “Thumb” që transmetohet çdo të shtunë në Top Channel, në rubrikën “Intervista” ka qenë Ministri i Rinisë dhe i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

Ministri bashkë me dy moderatoret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu ka zhvilluar një intervistë ndryshe nga sa jeni mësuar ta shihni më parë në ekranet shqiptare.

Jashtë kornizave të politikës, Klosi është përgjigjur me shumë sportivitet pyetjeve të gazetareve. Ato e kanë pyetur ministrin se cila është një nga arsyet apo gjërat që e acaron bashkëshorten e tij, Nora, tek ai.

“Asgjë nuk e acaron. Një gjë që më bezdis mua te Nora, është dashuria e madhe që ajo ka për mua. S’di si t’ia kthej mbrapsht”, është shprehur me humor ministri.

Gjatë intervistës ai ka treguar se në marrëdhënien e tyre tanimë ka arritur një pikë ku nuk i bëjnë më befasi njëri-tjetrit, duke qenë se ka ndodhur që asaj mos t’i kenë pëlqyer shumë dhurata e tij. Tani i blejnë dhuratat bashkë.