Site icon Telegrafi

Luana Vjollca jetoi si emigrante, por dashuria për atdheun e ktheu në Shqipëri (Video)

Edhe pse është një nga personazhet më të komentuar në Shqipëri, Luana Vjollca flet rrallë për veten.

Moderatorja e emisionit më të ri në Top Channel, “Pa Limit” këtë herë na ka zbuluar disa fakte interesante nga jeta e saj, që ndoshta nuk i keni ditur.

Gjatë një interviste në emisionin e Elvis Pupës, “M’fal për shprehjen” Luana ka thënë se kohë më parë ka provuar jetën si refugjate. Aktori i humorit e ka pyetur Luanën nëse ajo ka emigruar ndonjëherë jashtë vendit për të provuar si është jetesa jashtë kufijve të Shqipërisë, pa qenë turiste sigurisht. Vjollca ka habitur me përgjigjen e saj se në fakt kur ka qenë në moshë të vogël, ajo dhe familja kanë emigruar drejt Belgjikës ku jeton edhe motra e saj e madhe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Luana Vjollcës

Megjithatë Luana ka thënë se nuk ka qëndruar gjatë, pasi nuk mund të rrinte larg Shqipërisë për shkak të dashurisë që ka për këtë vend. Moderatorja ka zbuluar edhe një element që vërteton patriotizmin e saj.

Bëhet fjalë për tatuazhin e shqiponjës, që Luana ka në gisht. Gjithsesi, duke parë karrierën e moderatores dhe suksesin që ka këtu, natyrisht që Luana nuk mund të pendohet për zgjedhjen. Ajo ka treguar se në fakt ka qenë zgjedhja e duhur, sepse është shumë e kënaqur me gjithçka bën këtu.

Exit mobile version