Site icon Telegrafi

Rrëfehet Leonora, a ka bërë ndërhyrje estetike? (Foto)

Leonora Jakupi u paraqit ipas shumë kohësh në një emision televiziv.

Bukuroshja shqiptare ishte pjesë e emisionit Top Shoë në Top Channel, ku rrëfeu shumë detaje nga jeta private dhe karriera.

Në një fustan ngjyrë vjollcë, ajo nuk u tregua aspak provokative.

Lexo po ashtu Pasi konfirmoi lidhjen, kur do të martohet Leonora Jakupi? (Video)

Por, shkruan Telegrafi, ku u pyet nga Ervin Kurti, opinionist dhe redaktor i emisionit, se nëse ajo ka bërë ndërhyrje estetike, Leonora u duk se nuk e priti mirë pyetjen.

Leonora e sigurt, thotë se s’ka ndërhyrje estetike. Foto: Instagram

“Pas emisionit vazhdoje punën e ekspertit estetik”, para se të shtonte: “Jo, nuk kam bërë asnjë ndërhyrje estetike”.

Lexo po ashtu Leonora Jakupi pranon se është në lidhje, tregon si ra në dashuri (Foto)

Leonora vazhdoi duke thënë se ajo nuk e ka as ndërmend të bëjë ndonjë intervenim estetik, pasi që ndihet mirë kështu.

Leonora konsiderohet si një prej këngëtareve më të bukura shqiptare, në një kohë kur të gjitha yjet akuzohen për ndërhyrje estetike. /Telegrafi/

Exit mobile version