Site icon Telegrafi

Rrëfehet ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi: Arsyeja pse vendosa t’i japë fund lidhjes treshe

Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e pasdites, “Rudina” në TV Klan.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e saj, duke cekur ndër të tjerash mënyrën se si ka vendosur që ta rritë vet djalin e saj.

“Unë jam rritur vetë me dado, por jam një person që e kam të vështirë të besoj dhe te pjesa e dados duhet të jetë dikush që i besoj, kam pasur mamin që ka bërë vajtje ardhje në Paris, kam pasur miq”, ka thënë Egla Harxhi.

Egla ka qenë në një lidhje poligame me Alesian dhe Ale de Basseville, e cila ishte komentuar shumë në mediat shqiptare.

Në një rrëfim të sinqertë, ajo ka treguar se si tashmë kjo lidhje është një kapitull i mbyllur tashmë për të.

“Ti gjithmonë mëson nga këto gjëra. Nuk e konsideroj gabim, çfarë u bë u bë”, ka thënë ajo më tutje. /Telegrafi/

Exit mobile version