Gabriele Sciotto ndodhej në Borough Market dhe po kthehej në shtëpi pasi kishte ndjekur finalen e Champions League në Londër.
Gjatë momentit të kthimit ai hasi në rrugë një prej terroristëve i cili po vraponte, dhe fotografi e ndoqi nga pas.
Fotografi 25 vjeçar i cili banon në Londër, arriti te fotografonte agresorin në momentet ku po ndiqej nga policia.
Fotografi kontaktoi në telefon me “Corriere de la Sera” dhe rrëfeu momentet e tij gjatë kësaj ngjarjeje.
Ai u shpreh se kur po kthehej për në shtëpi vuri re një burrë i cili po vraponte dhe aty mendoi se diçka po ndodhte ndaj edhe vendosi ta ndiqte nga pas.
Ai mendoi se personi që po vraponte nuk ishte edhe aq i rrezikshëm.
“E pashë që po sulmonte njerëz, dhe dukej sikur nuk e kishte idenë se çfarë ishte duke bërë” – u shpreh 25 vjeçari.
Ai u shpreh se pas tij po vinte policia. Fotografi u afrua nga afër dhe shkrepi një foto.
“Ai mbante të veshur një jelek me eksploziv, por dukej që nuk ishin të vërteta, pavarësisht se unë nuk jam ndonjë ekspert” – vijoi rrëfimin fotografi.
Foton e postoi në Instagram dhe më pas u kontaktua nga BBC për ta blerë. /Opinion.al/