Telegrafi

Rrëfehet Edita Tahiri: Si e refuzova Richard Geren!

Edita Tahiri është një prej politikaneve më të njohura në Kosovë.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në nga emisionet e Top Channel, përball gazetares Jonida Shehu, për të rrëfyer disa nga eksperiencat e saj jetësore.

Emisioni i realizuar me rastin e festës së gruas që është edhe pak ditë, ka mbledhur gjithashtu rreth vetes gratë e njohura shqiptare si: Eni Çoabni, Linda Spahiu, Erinda Ballanca etj.

Një nga rrëfimet më interesante gjatë mbrëmjes duket të ketë qenë ai i ish-ministres së integrimeve, Edita Tahiri.

Kjo e fundit, ka treguar një histori interesante se si dikur kishte refuzuar një takim me aktorin e famshëm, Richard Gere.

Richard Gere (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

“Gjatë luftës, në kampet tona vjen lajmi se do të vinte aktori Richard Gere, në Shkup… të gjitha e kishim idhull dhe unë kisha ëndërr ta takoja. Dhe ai më kërkon një takim me mua’.

‘Kur hap televizorin e shoh në një takim me ambasadorin e Serbisë. Pra, ka ardh me pa popullin e shtypur apo agresorin. Kur erdhën për të më thirrur, u thashë që nuk vij. E refuzova!”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Edita Tahiri (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)