Site icon Telegrafi

Rrëfehet Baylee Curran, modelja që u sulmua nga Chris Brown

Miss Kalifornia Baylee Curran, e cila ishte ‘viktima’ e radhës e dhunës së reperit të famshëm Chris Brown flet pas momenteve të ankthit që ajo kaloi në shtëpinë e reperit.

Sipas dëshmive të saj, Curran pretendon se ka qenë thjesht duke parë disa diamantë në shtëpinë e këngëtarit, kur ai i erdhi nga mbrapa e filloi të bërtiste, transmeton syri.net

“Chris hyri, nxorri armën dhe tha: – Jam lodhur nga njerëz si ju! – Më pas më tha të largohesha menjëherë nga shtëpia!” – rrëfen Curran për Extra.

Modelja gjithashtu i ka lënë edhe një mesazh 28 vjeçarit: “Dua të them, trego të vërtetën sepse jam e sigurt se ajo do të dalë një ditë!”.

Exit mobile version