Telegrafi

Rrecaj: Po presim që Limaj të mbrohet në liri

Rrecaj në një prononcim për “Epokën e Re”, tha se beson se ky vendim do të jetë pozitiv dhe të pandehurit të mbrohen në liri.

“Realisht është dashur këtë javë të merret vendim, megjithëse gjykata nuk ka ndonjë afat. Por, meqenëse është rasti me paraburgim atëherë duhet të trajtohet me prioritet. Dëshiroj të besoj se këtë javë merret një vendim, sidoqoftë varet prej Gjykatës Supreme”, ka thënë Rrecaj, duke shprehur bindjen e tij se ky vendim i gjykatës do të jetë pozitiv. /Telegrafi/