Disa rajone në Kosovë, si pasojë e reshjeve të shiut, janë vërshuar nga uji.
Por, përveçse rrezikut të shkatërrimit të pronave të ndryshme, reshjet kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve.
Një gjë të tillë e dëshmon edhe një video, e cila është publikuar në rrjetet sociale, e cila thuhet se është bërë në komunën e Rahovecit, përcjell Telegrafi.
Aty, siç edhe mund të shihet, se si uji i madh “e mori me vete” një qytetar.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot jostabil, të shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.
Në fushat termike do të ketë rënie për disa gradë, por kjo gjendje nuk do të ndikojë edhe në temperaturat minimale, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të njëjta me ditët e fundit, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius. /Telegrafi/