Telegrafi

Rrebesh shiu dhe shkarkime rrufesh në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Përderisa të martën në mbrëmje vendi u përfshi nga erërat e forta, shkarkime rrufesh, rrebesh shiu dhe breshër (kokrriza), edhe sot vendi është duke u përcjell me ndryshime të motit.

Qyteti i Mitrovicës aktualisht është duke u shoqëruar me rrebesh të shiut dhe shkarkime rrufesh.

Telegrafi përmes një video ju sjell pamje nga qyteti i Mitrovicës, ku shihet rrebeshe të shiut.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira konvektive të cilat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Lexo po ashtu Pamje nga stuhitë e mbrëmshme në Gjilan dhe Podujevë

Reshjet më të fokusuara parashihen në jug të vendit, kryesisht rrëzë maleve, ndërsa pjesët tjera të territorit, (duke mos e përfshirë të gjithë territorin), parashihen të kenë më pak reshje.

IHK njofton se vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë gjatë gjithë javës, prandaj IHK rekomandon për kujdes nga rrezet direkte të diellit.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit. /Telegrafi/