Telegrafi

‘Rrebesh’ golash në Mitrovicë, Gjilani triumfon ndaj Trepçës

Gjilani ka shënuar fitore në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjilanasit kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës mitrovicase të Trepçës me rezultat 5-3.

Vendasit ishin dy herë në epërsi në rezultat 2-0 dhe 3-2, të cilën gjë nuk arritën ta mbronin deri në fund.

Gjilanasit arritën të përmbysën gjithçka në pjesën e dytë, gjegjësisht për 15 minuta realizuar golat e fitores, transmeton Telegrafi.

‘Skifterat’ arritën që prej minutës së 66 deri në të 81-tën të realizonin tre gola dhe të shënojnë fitore me rezultat 5-3.

Pas kësaj, Gjilani ka 48 pikë dhe zë vendin e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare ndërsa Trepça do të bëjë gara në një rang më të ultë të garave. /Telegrafi/