Nëse keni vërejtur rrathë të errët poshtë syve, pavarësisht se nuk ndiheni të lodhur, mund të jetë një tregues i një problemi shëndetësor.
Rrathët e errët janë mjaft të zakonshëm dhe zakonisht lidhen me mungesën e gjumit. Ato priren të shfaqen pas disa netëve të shqetësuara dhe shpesh janë arsyeja pse njerëzit thonë se “dukemi të lodhur”.
Megjithatë, lodhja nuk është shkaku i vetëm i këtyre rrathëve. Plakja, tendosja e syve, duhani dhe madje edhe gjenetika e të pasurit lëkurë më të hollë në qepallën e poshtme – mund të kontribuojnë gjithashtu.
@lovesss_youu24 My blood literally pools under my eyes🤦🏼♀️ and basically my whole life i thought i didnt have allergies #allergicshiners #darkcircles #darkcirclesundereyes #allergies #dermatology #spoonie #chronicillness ♬ original sound – lovesss_youu24
Në disa raste, rrathët e errët mund të sinjalizojnë një shqetësim më të gjerë shëndetësor.
Një grua në TikTok mbeti e habitur kur dermatologu i saj konkludoi se “në familja ka njerëz të prekur me alergji”, vetëm duke ia vëzhguar rrathët poshtë syve të saj.
Ajo e ndau videon në platformë derisa shpjegoi se si dermatologu e kishte vërejtur këtë vetëm duke i parë rrathët.
“Dermatologu më tha: ‘Dikush në familjen tuaj me gjasë vuan nga astma, ethet e barit, ekzema, ose një lloje tjetër alergjie’”, shpjegoi gruaja.
“Ai më tha se ke shkëlqyes alergjik poshtë syve, derisa vuri në dukje rrathët e errët në sytë e mi. Ndonëse unë mendoja se kjo ishte për shkak se nuk mund të flija, mjeku më tha se në fakt e kam nga bllokimi i enëve të gjakut, që mund të prodhojnë një pigment e që mund të tregojë se alergjitë janë pasuar në familje”, deklaroi mes tjerash.