Është hedhur në internet një video, që besohet të jetë realizuar diku në Francë, e që e tregon një LaFerrari Aperta.
Megjithëse kjo super-makinë e pesë milionë eurove është punuar për asfalt, ajo shihet teksa bën rrathë të shpejtë në fushë, transmeton Telegrafi.
Terreni i papërshtatshëm ka qenë mjaftë i vështirë, por vetura italiane ia doli të bënte lëvizjet e duhura, duke u ndihmuar nga fuqia dhe konstrukti i fortë.
Pasi është shumë i ulët, besohet se shumë gurë i janë gjuajtur në pjesët anësore duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme. /Telegrafi/