Mund të thuhet, se është vetura e fundit që mund të shihet në terrene të tilla, aq më pak në këto manovra
Statistikat tregojnë se pronarët e super-makinave, më me dëshirë i mbajnë të parkuara nëpër garazhe, se sa t’i vënë në funksion, transmeton Telegrafi.
Kjo edhe e shpjegon faktin e shitjes së shumë hiper-makinave për dyfishin e çmimit, për shkak se kilometrazhi tyre është minimal. Për dallim prej të tjerëve, pronari i këtij McLaren P1 GTR, dëshiron ta nxjerrë për vozitje dhe jo në hapësira të zakonshme.
Duke mos kursyer manovrat e pazakonta për këtë makinë, pronari bëri rrathë nëpër një fushë me barë, para se të lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme nëpër shtegun malor.
Në pamjet e shpërndara, bie në sy që ai nuk po e tregon shpejtësinë, duke lënë të kuptohet se nuk po kalon nëpër zona të lejuara, gjë që është e dënueshme. /Telegrafi/