Njerëzit priren të kenë vetëbesim të dobët kur bëhet fjalë për vetëvlerësimin e tyre.
Studimet tregojnë se njerëzit nuk janë në gjendje të vlerësojnë realisht veten e tyre – veçanërisht kur bëhet fjalë për pamjen fizike.
Kjo ndodh sepse ne e perceptojmë veten ndryshe nga ata që na rrethojnë. Ne shqyrtojmë çdo detaj të vogël për veten tonë shumë më shumë se sa veprimet ose paraqitjet e të tjerëve, shkruan Medium.
Por, cilat janë ato shenja që tregojnë se mund të jemi më të hijshëm se sa ne vetë mendojmë?
Njerëzit buzëqeshin kur ju shohin juve
Nëse vëreni se pranoni një buzëqeshje miqësore nga shumica e njerëzve në rrugë; shanset janë se dukeni për ta tërheqës.
Ne priremi të buzëqeshim në mënyrë të pavetëdijshme ndaj gjërave ose njerëzve që janë estetikisht të hijshëm.
Të huajt “i hapin sytë” kur ju shohin
Çdokush do ta dinte kur njerëzit që nuk i njihni i hapin sytë kur ju shohin në publik, por nëse ju ndodh shpesh ju mund të jeni më shumë tërheqëse sa mendoni.
Kur dikush që na pëlqen ose na duket tërheqës hyn në një dhomë, ne zakonisht nuk jemi në gjendje ta largojmë shikimin tonë prej tij. Prania e tyre kërkon vëmendje dhe dikush që mund të kthejë kokën kaq lehtë, duhet të jetë tërheqës.
Njerëzit ngrenë vetullat kur ju shohin
Kur dikush ngre vetullat, kjo zakonisht do të thotë se është i befasuar. Nëse dikush ju shikon dhe në mënyrë të pandërgjegjshme ngre vetullat, kjo është një shenjë tjetër që mund t’ju dukeni tërheqëse.
Ashtu si buzëqeshja, ngritja e vetullave është një reagim natyral i kryer nga truri juaj; mund të bëhet me vetëdije, por zakonisht nuk është.
Pra, nëse e vëreni që dikush e bën këtë kur ju sheh, atëherë me shumë gjasa i dukeni e bukur.
Rrallëherë merrni komplimente për paraqitjen tuaj
Kjo mund të tingëllojë e habitshme, por a mund t’ju kujtohet një kohë kur ishit plotësisht të sigurt për veten tuaj dhe ishit të sigurt se të gjithë sytë do të ishin tek ju – por nuk keni pranuar asnjë kompliment.
Në shumicën e rasteve arsyeja pse nuk merrni pothuajse asnjë kompliment është sepse njerëzit ndoshta mendojnë se tashmë ju e dini se sa tërheqëse jeni – dhe për këtë arsye, ata besojnë se nuk kanë nevojë t’ju kujtojnë këtë.
Njerëzit priren të kenë ndjenja të forta për ju
Kur jeni tërheqës, njerëzit priren të shfaqin ndjenja ekstreme ndaj jush – qofshin ato negative apo pozitive.
Ata mund të duken tepër miqësorë; ose jashtëzakonisht të ftohtë dhe të ashpër – pa asnjë arsye.
Në cilindo ekstrem që ata zgjedhin të veprojnë, ka shumë gjasa që t’ju keni dukur tërheqës dhe duan vërtet t’ju njohin, ose mund të dukeni frikësuese.
Disa do të sillen keq ndaj jush sepse janë xhelozë për pamjen tuaj, dhe të tjerët do të përpiqen t’ju afrohen shumë dhe të justifikohen vetëm për të pasur një mënyrë për të folur me ju dhe për të qenë rreth jush. /Telegrafi/