Bersan Elmazi 31 vjeçar ka grushtuar Shefqet Halilin 64 vjeçar, zyrtar i Qendrës për Punë Sociale të Dragashit, pasi ky i fundit nuk ia kishte aprovuar kërkesën Elmazit për marrje të asistencës sociale.
Nëna e sulmuesit thotë se i biri nuk është agresiv dhe kurrë nuk ka bërë probleme, por situata e rëndë ekonomike e ka shtyrë ta bëjë një gjë të tillë, njofton Klan Kosova.
Në anën tjetër zyrtari i qendrës sociale, ndonëse i trazuar nga sulmi ka thënë se kërkuesi i asistencës sociale nuk i plotëson kushtet për marrje të pensionit social.
https://www.youtube.com/watch?v=EMabz03dIcg