Policia ka arrestuar një person në qytetin e Istogut, pasi që i njëjti kishte rrahur vajzën e tij dhe kishte ushtruar dhunë psikikë ndaj gruas së tij, të dy viktima femra K-shqiptare.
Viktimat pas tretmanit mjekësor janë dërguar në strehimore, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/