Telegrafi

Rrahu dhe mori peng 28-vjeçaren në Tiranë, arrest me burg për autorin dhe detyrim paraqitje për katër të afërmit e tij

Gleard Gusholli, i riu qe u arrestua se mbajti peng dhe dhunoi të dashurën e tij, do të vijojë të qëndrojë në burg.

Gjykata e Tiranës ka vendosur për katër të afërmit e tij detyrim paraqitje.

Lexo po ashtu Shqipëri: U mor peng nga bashkëjetuesi, 28-vjeçarja dhe dhunuesi kishin caktuar datën e dasmës

Ndryshe nga ajo që ka referuar policia e Tiranës, Prokuroria ka rikualifikuar veprën penale në ngarkim të Gushollit dhe e akuzon këtë të fundit për plagosje, dhunë në familje nëpërmjet kanosjes e kërcënimit për vrasje si dhe heqje të paligjshme të lirisë.

28-vjeçarja e dhunuar ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/