Site icon Telegrafi

Rrahu brutalisht gruan të cilën e akuzoi se ia kishte zënë parkingun, kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video, +18)

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një burrë në Teksas rrah brutalisht një grua e cila fizikisht ishte shumë me vogël dhe më e dobët se ai, me të cilin u grind rreth parking.

Në video shihet një burrë në mbipeshë i mbuluar me tatuazhe që fillimisht grindet me një grua që del nga vetura, duke e akuzuar se ia kishte zënë parkingun, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ajo kaloi pa ndonjë lëndim, ndërsa gruaja që ishte ulur pas kur del nga vetura e sheh duke ia goditur me shqelm veturën, veprim ky që e detyroi gruan ta sulmojë menjëherë.

Megjithatë ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi burri i plotë filloi ta grushtojë pamëshirshëm, duke e tërhequr zvarrë për flokë. Por, është interesant se si gruaja për asnjë moment nuk u dorëzua dhe pasi u ngrit në këmbë e sulmoi sërish.

Sidoqoftë, ajo e pësoi edhe për herë të dytë duke mbetur në tokë për disa sekonda, kurse sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Sipas policisë së San Antonios, bëhej fjalë për nënë e bijë që ishin brenda veturës dhe që u sulmuan nga burri me tatuazhe.

“Më kujtohet që mi ka shkulur flokët, dhe më goditi disa herë në fytyrë e më pas më përplasi për tokë duke më shqelmuar”, ka deklaruar Anjelica Lozano.

Policia e Teksasit ka njoftuar se kanë arritur ta identifikojnë sulmuesin të cilin janë duke e kërkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version