Ky është momenti kur një banakieres, pronari i një pabi në Londër ia shkul flokët dhe e tërheq zvarrë nëpër lokal.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur 42-vjeçari ushtron dhunë të paparë ndaj banakieres e cila njëherit është edhe bashkëshortja e tij, transmeton Telegrafi.
Por, ishte pikërisht videoja e filmuar nga kamerat e sigurisë që më vonë u postua në profilin e sulmuesit në Facebook, që e dërgoi atë prapa grilave.
Tim Sheahan shihet duke u përfshirë në një sherr me disa burra në banakun e lokalit, dhe më pas Sheahan kap për flokë gruan e tij Jurgita Janusauskiene dhe e tërheq zvarrë për disa metra. /Telegrafi/