Telegrafi

Rrahmani vazhdon me formë të lartë, e dëshmon edhe nota që mori në sfidën Verona – Fiorentina

Amir Rrahmani po vazhdon të shkëlqejë te Verona dhe ka arritur mjaftë mirë që të ambientohet në Serie A.

Mbrojtësi shqiptar u transferua në këtë verë te skuadra italiane nga Dinamo Zagreb dhe po tregon se është një lojtar mjaftë i rëndësishëm për ta.

Veroa fitoi tri pikë të arta ndaj Fiorentinës që e mposhti me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 13-të në Serie A.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi Samuel di Carmine në minutë e 66-të.

Rrahmani u vlerësua me notën 8.0 për paraqitjen e mirë që pati në këtë sfidë, derisa vetëm Marco Faraoni kishte vlerësimin më të lartë (8.1) shkaku i asistimit të bërë. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Veronas (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Fiorentinës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/