Telegrafi

Rrahmani tregon se çfarë bisedoi me gjyqtarin Rocchi për koret raciste

(Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

Kapiteni Amir Rrahmani ka folur pas ndeshjes, duke thënë se nuk ka qenë loja më e mirë e Kosovës.

Kosova kumbi nga Çekia edhe pse ishte në epërsi, në fund humbi 2-1.

“Është e vërtet që e prekëm pak për disa minuta ëndrrën e Evropianit”.

Çekia vs Kosova (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

I”shin dy situata që e vendon ndeshjen. Të gjithë si ekip nuk kemi qenë në nivelin e duhur. Duhet të përmirësohemi gjithë. Ka vend për përmirësime. E kam thënë edhe para ndeshjes se Çekia  është e fortë. Edhe atje kanë qenë mirë”.

“Çekia i ka lojtarët shumë të mirë dhe të rrezikshëm e treguan edhe sot këtë. Ata bën presion të lartë. Nuk kemi pas shumë mundësi për pasime dhe për të krijuar më shumë hapësira”.

Çekia vs Kosova (Foto: Thomas Eisenhuth/Getty Images/Guliver)

Rrahmani tregon edhe bisedën me gjyqtarin Gianluca Rocchi, kur tifozët çekë filluan thirrjet raciste.

“Isha i vetmi që po insistoja te gjyqtari kryesor. I thash që janë duke thirrur kore raciste ndaj nesh. Më pyeti ku e kupton gjuhën e tyre. I thash se e kuptoj edhe atë. Flisja me të italisht”.

“Më tha nëse ndodh edhe një herë do ta ndërpritet ndeshja”, ka thënë Rrahmani. /Telegrafi/