Kapiteni Amir Rrahmani ka folur pas ndeshjes, duke thënë se nuk ka qenë loja më e mirë e Kosovës.
Kosova kumbi nga Çekia edhe pse ishte në epërsi, në fund humbi 2-1.
“Është e vërtet që e prekëm pak për disa minuta ëndrrën e Evropianit”.
I”shin dy situata që e vendon ndeshjen. Të gjithë si ekip nuk kemi qenë në nivelin e duhur. Duhet të përmirësohemi gjithë. Ka vend për përmirësime. E kam thënë edhe para ndeshjes se Çekia është e fortë. Edhe atje kanë qenë mirë”.
“Çekia i ka lojtarët shumë të mirë dhe të rrezikshëm e treguan edhe sot këtë. Ata bën presion të lartë. Nuk kemi pas shumë mundësi për pasime dhe për të krijuar më shumë hapësira”.
Rrahmani tregon edhe bisedën me gjyqtarin Gianluca Rocchi, kur tifozët çekë filluan thirrjet raciste.
“Isha i vetmi që po insistoja te gjyqtari kryesor. I thash që janë duke thirrur kore raciste ndaj nesh. Më pyeti ku e kupton gjuhën e tyre. I thash se e kuptoj edhe atë. Flisja me të italisht”.
“Më tha nëse ndodh edhe një herë do ta ndërpritet ndeshja”, ka thënë Rrahmani. /Telegrafi/