Telegrafi

Rrahmani: Kryeministri Mustafa vendos për mandatin tim

(E plotësuar)- Ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka deklaruar  në emisionin Politikë në Tribuna Channel, se nuk ka arsye për tu larguar nga pozita e ministrit të shëndetësisë. Sipas tij, kjo mund të ndodh vetëm nëse Kryeministri Isa Mustafa vendos për këtë.

Unë nuk kam asnjë informatë serioze me njerëz, që të shkarkohem  nga detyra lidhur me përformancën jo të mirë. Nuk ka ndonjë arsyeje që të dyshohet që unë të larohem nga posti i ministrit. Se a do ta mbajë mandatin deri në fund  varet prej kryeministrit Isa Mustafa, ka deklaruar Ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, në emsionin Politikë, në Tribuna Channel.

——————————

Rrahmani: Do të bëjmë reforma në sistemin shëndetësor

Problemet e shëndetësisë që pas luftës mbetet mostrajtimi i shëndetësisë me seriozitet dhe mosplotësimi i nevojave të sistemit shëndetësor, jo vetëm nga aspekti shëndetësor por edhe nga buxheti.

E në këtë mandat, prioritet qeveritar do të jetë sistemi shëndetësor.

Kështu, ka deklaruar ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani në emisionin Politikë, në Tribuna Channel.

“Sfida kryesore është përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Ka përparime në disa fusha, por ka edhe probleme. Do të mundohemi të bëjmë reforma në mënyrë që të përmirësohet sistemi shëndetësor duke menduar për mirëqenien e qytetarëve”, ka deklaruar ministri Imet Rrahmani.