Site icon Telegrafi

Rrahmani shënon për të thelluar edhe më shumë epërsinë e Kosovës

Kosova e ka gjetur edhe golin e tretë në duelin që po e luan ndaj Qipros në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ fillimisht kaluan në avantazh në minutën e tetë falë saktësisë së Vedat Muriqit nga pika e bardhë i cili realizoi me qetësi për 1-0.

I njëjti lojtar në minutën e 20-të shënoi për të dyfishuar epërsinë dhe për ta përfunduar pjesën e parë me avantazh prej dy golave.

Me të filluar pjesa e dytë, i sapo inkuadruari në fushë, Albion Rrahmani, ia doli që në portën e zbrazët të shënojë për 3-0 pas asistimit të Milot Rashicës në minutën e 48-të./Telegrafi/

Exit mobile version