Site icon Telegrafi

Rrahmani objektivi kryesor i Napolit për mbrojtjen

Lorenzo Insigne dhe Amir Rrahmani. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Amir Rrahmani e ka nisur në mënyrë të përkryer aventurën e tij në Serie A.

Qendërmbrojtësi nga Kosova këtë vit iu bashkua Hellas Veronës pas eksperiencës pozitive me gjigantin kroat Dinamo Zagreb.

Rrahmani në sezonin e tij të parë në Serie A ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Kapiteni i Kosovës është bërë objektivi kryesor i Napolit për repartin e mbrojtjes.

Mediat italiane kanë raportuar se napolitanët po e shohin Rrahmanin si zëvendësuesin adekuat të senegalezit Kalidou Koulibaly i cili pritet të largohet pasi ka shumë oferta për të.

Amir Rrahmani. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Napoli është duke e përcjellë me kujdes zhvillimin e Rrahmanit dhe kapiteni i Dardanëve mbetet një objektiv i arritshëm.

Gjithsesi përveç Rrahmanit, Napoli te Verona po e ndjek edhe mbrojtësin tjetër shqiptar Marash Kumbullën si dhe marokenin Sofyan Ambrabt.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis e pëlqen këtë treshe të Veronës dhe synon që t’i ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version