Site icon Telegrafi

Rrahmani: Nuk ndihem në 100 përqindëshin tim, do të vendosim me trajnerin dhe stafin mjekësor

Amir Rrahmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Amir Rrahmani ka folur në konferencën për media pas seancës stërvitore që e ka zhvilluar Përfaqësuesja e Kosovës ditën e martë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Edhe pse kemi shumë mungesa mendoj se kemi futbollistë mjaft cilësorë, të cilët mund ta zëvendësojnë secilin që mungon. Personalisht mendoj se dueli me Malin e Zi do të jetë më i vështirë, pasi ka lojtarë shumë kualitativë dhe e kanë dëshmuar veten edhe kohët e fundit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

“Nuk them se Bullgaria është e dobët, por mendoj se për ne do të jetë më e lehtë se sa në ndeshjen e kaluar, ngase do të kemi më shumë hapësira për t’i ndëshkuar”, citon FFK fjalët e Rrahmanit.

Ai ka thënë se lëndimi që kishte pësuar në gju në finalen e Kupës së Kroacisë fatmirësisht nuk ka qenë aq i rëndë sa që mendohej fillimisht dhe çdo ditë e më shumë po e rimerr veten.

“Realisht ende nuk ndihem në 100 përqindëshin tim. Por, do ta shohim si do të shkojë procesi deri në ditën e ndeshjes dhe pastaj do ta vendosim bashkë me trajnerin dhe stafin mjekësor”, ka shtuar Rrahmani.

Exit mobile version