Mbrojtësi Amir Rrahmani ka folur pas barazimit 1-1 të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Bullgarisë.
Djelmoshat e Bernard Challandes nuk arritën më shumë se një pikë në përballjen ndaj Bullgarisë të vlefshme për eliminatoret e Euro 2020 në kuadër të Grupit A.
Ky barazim e ka dëshpëruar mbrojtësin Amir Rrahmani, i cili beson se ekipi jonë meritoi fitoren në këtë ndeshje.
“Duhet të përmirësojmë topat e dytë, pasi nga këta topa po vijnë rastet e rrezikshme pas shpinës tonë”, ka thënë fillimisht Rrahmani pas ndeshjes.
“Jemi të dëshpëruar me mënyrën si shkoj loja, pasi e patëm e patëm nën kontroll gjatë gjithë kohës dhe mund të fitonim ndeshjen”.
“Bullgaria e pati vetëm një rast dhe nga ai rast arritën të shënojnë”.
“E kemi merituar te fitojmë, por kështu është futbolli dhe duhet të pajtohemi me këtë edhe pse dominuam gjithë ndeshjen”, përfundoi mbrojtësi shtatlartë. /Telegrafi/