Telegrafi

Rrahmani kërkon që të harrohen këto kualifikime dhe të shikohet përpara

Amir Rrahmani (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Amir Rrahmani është deklaruar për barazimin 1-1 të Kosovës ndaj Greqëisë.

Dardanët e mbyllën fazën kualifikuese të Kupës së Botës në vendin e fundit, e që ishte një ecuri e dobët rezultatesh.

Golashënuesi i vetëm në këtë takim për tanët ka deklaruar se tani është koha për ndryshime dhe të luftojnë për rezultate pozitive.

Lexo po ashtu Gliha arsyetohet në mungesa në barazimin ndaj Greqisë

“Ishte një ndeshje që mund ta fitonim dhe ta humbasim. Kishim të dyja ekipet raste dhe nuk ishim të koncentruara maksimalisht të dyja skuadrat, pasi dëshira ishte të fitonim ndeshjen dhe kjo ka bërë që të lejojmë shumë hapësira”, deklaroi Rrahmani.

“Besoj se barazimi ishte rezultat real pas asaj që treguam në këtë ndeshje”, ka thënë Rrahmani. Ai kishte reaguar me nervozizëm pasi shënoi golin e barazimit”.

Lexo po ashtu Amir Rrahmani më i miri: Greqia 1-1 Kosova, notat e lojtarëve

“Nuk jemi të kënaqur me paraqitjet të cilat jemi duke i bërë, jemi të gjithë nervoz. Ky është karakteri im, mendoj se jemi një skuadër që mund të luftojmë për më lartë. Nuk ka më justifikime, duhet të ketë ndryshim pasi mund të janë kualifikimet e fundit apo të parafundit që jemi në këtë moshë kështu që duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht”, përfundoi kapiteni i Kosovës.

Kosova e përfundon aventurën kualifikuese në Kupën e Botës në vendin e pestë me pesë pikë në Grupin B, me Spanjën si lider me 19 pikë, Suedia me 15, Greqia me dhjetë dhe Gjeorgjia me shtatë sosh. /Telegrafi/