Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur pas barazimit me Danimarkën (2-2), duke thënë se janë të gatshëm për ekipet e mëdha.
Sipas tij skuadra nuk duhet të lejojë gola të lehtë, sikurse dy golat që erdhën me danezët.
“Ne po zhgënjehemi se kemi marrë barazim me ekipin i cili qëndron i dhjeti në botë në rang listën e FIFA-s dhe kjo është mirë sepse ekipi po tregon që jemi të gatshëm edhe për ekipet tjera”.
“Besoj që do të luajmë kështu edhe me Bullgarinë, por të mos lejojmë gola të lehtë”.
“Jemi të fokusuar 100% të kualifikuesja dhe besoj që kemi mundësi të mira nëse luajmë kështu”, ka thënë Rrahmani.
Kosova të hënë luan ndaj Bullgarisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Telegrafi/