Telegrafi

Rrahmani me fjalë zemre përshëndetet me Rapidin

Albion Rrahmani do të largohet nga Rapid Bukureshti për tu transferuar te Sparta e Pragës.

Sulmuesi kosovar do të kryej transferim prej pesë milionë eurove dhe kjo tanimë është konfirmuar.

Rrahmani ka falënderuar tifozët e Rapidit, klubin dhe të tjerët për kohën e kaluar në kryeqytetin rumun.

Rapidi ka publikuar një shkrim të Rrahmanit, ku sulmuesi llapjan ka shkruar disa fjalë zemre.

Lexo po ashtu Rapidi konfirmon largimin e Albion Rrahmanit, nga shitja e tij do të fitojë shumë edhe Ballkani

“Pas një viti të jashtëzakonshëm së bashku, është koha për të thënë lamtumirë. Kur erdha në Giule pashë dhe ndjeva se çfarë klubi i mrekullueshëm është Rapid, me tifozë të mrekullueshëm, dhe vendosa t’i jepja 100% çdo ndeshjeje, për t’i bërë mbështetësit të lumtur”.

“Pas një viti me shumë sfida, jetuam momente të mrekullueshme së bashku. Tani e tutje, unë do të jem një mbështetës, dhe Rapid do të jetë shtëpia dhe familja ime”.

“Përgjithmonë mirënjohës që isha pjesë e këtij ekipi. Gjithashtu do të jem mirënjohës ndaj atyre në klub që besuan tek unë dhe qëndruan pranë meje në momentet e vështira kur kishte më shumë rëndësi”.

“Të dashur Rapidistë, deri sa të takohemi përsëri, ju uroj të gjitha të mirat e botës! I juaji, Albioni”, ka shkruar Rrahmani. /Telegrafi/