Telegrafi

Rrahmani: Do fitojmë me rezultat 1-0

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka folur para ndeshjes me Kroacinë, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’.

Rrahmani beson te fitorja dhe në një intervistë për Telegrafin ka thënë se Kosova do të fiton me rezultat 1-0.

“Është një ndeshje shumë e fortë, dihet se ata kanë futbollistë që luajnë gjithë në ekipe të mëdha dhe dinë të bëjnë futboll të mirë. Kanë dy-tre mungesa, por kanë lojtarë shumë të mirë për t’i zëvendësuar, nuk duhet t’i lëmë shumë hapësira, por besoj se do i ndalojmë”.

“Do japim maksimumin dhe presim një rezultat pozitiv. Ata janë favorit, por detajet do e zgjidhin këtë takim. E kam thënë edhe në mediat kroate, do fitojmë 1-0”, tha Rrahmani. /Telegrafi/