Milani dhe Verona kanë barazuar 1-1 në kuadër të javës së 22-të në Serie A.
Golin për Rossonerët e realizoi Hakan Calhanouglu në minutën e 29-të, derisa për mysafirët shënoi Marco Faraoni (13’).
Milani ishte skuadër më e mirë në fushë, e që mori notën e përgjithshme 6.84, gjersa Verona u vlerësua me 6.79.
Lojtarët me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishin mesfushori turk dhe Mattia Zaccagni, që u notuan me 8.0.
Amir Rrahmani e Marash Kumbulla kishin paraqitje të mirë dhe u vlerësuan me 7.4, respektivisht 7.6
Dështimi i këtij takimi doli të ishte Sofyan Ambrabat, që u ndëshkua me karton të kuq e u vlerësua me 5.6.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: