Telegrafi

Rrahmani: Duhet të konsolidohemi sa më shpejt për t’i fituar ndeshjet e radhës

Kapiteni Amir Rrahmani pati paralajmëruar vështirësinë e Kosovës kur bën presing lart, megjithatë në përfundim të ndeshjes me Greqinë u shfaq më i qetë.

Mbrojtësi deklaroi se skuadra dha maksimumin, por nuk arriti të shfrytëzojë rastet e krijuara.

“Pas Qipros fola për presingun lart, që nuk e përballojmë si duhet dhe sot qëndruam në bllok, duke i pritur kundërshtarët në mes. Kur e kemi fituar topin, kemi qenë më të rrezikshëm, por nuk kemi shfrytëzuar rastet tona”.

“Duhet të konsolidohemi sa më shpejt, për të shkuar në të dy ndeshjet për të fituar. Do të kemi dy mungesa të tjera, por nuk është justifikim, ndaj duhet të punojmë që të kthehemi te fitorja”.

Lexo po ashtu Kosova pëson humbje minimale nga Greqia në "Fadil Vokrri"

“Ishte shumë bukur dhe të them të drejtën na kishte munguar një atmosferë si kjo. Jam krenar edhe për atë që dhanë djemtë në fushë, pasi të gjithë bënë maksimumin, por sot edhe fati nuk ishte me ne”, deklaroi kapiteni për SuperSport.