Telegrafi

Rrahmani dhe Grezda në formacionin e javës së Kroacisë (Foto)

Amir Rrahmani është përfshirë sërish në formacionin më të mirë të javës nga sponsori i kampionatit kroat MAXtv, ashtu si javën e kaluar pas fitore me NK Zagreb.

RNK Spliti humbi këtë javë si mysafirë i Dinamos së Zagrebit falë një goli nga mjaft të bukur të shënuar nga Marko Pjaca, por qendërmbrojtësi i Kombëtares u vlerësua me notën 7 duke qenë më i miri në skuadrën e tij dhe ndër më të mirët në fushë, ndërsa me notë më të lartë, 7.5, u vlerësua vetëm Pjaca.

Krahas Rrahmanit, në formacionin më të mirë u përfshi edhe mesfushori Eros Grezda që shënoi dy gola për Lokomotoviën e Zabregit në fitoren 1-3 ndaj Osijekut si mysafirë, transmeton gazetaolle.

Lojtari gjithashtu është nominuar edhe për “Lojtarin e javës” duke kryesuar sondazhin e MAXtv me 46.69% të votave. Pas tij vjen Miral Samarxhixh me 28.70% të votave, ndërsa Pjaca ka marrë 24.61% të votave deri në këto momente.