Site icon Telegrafi

Rrahmani asiston, por pastaj humb penallti

Sulmuesi i Rapid Bukuresht, Albion Rrahmani ka startuar në ndeshjen e sotme ndaj Poli Iasit, ku në pjesën e parë kishte një moment të bukur dhe një të keq.

Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave doli të jetë e zjarrtë dhe rezultati aktual është 2-2.

Rrahmani fillimisht ka bërë asistim të bukur në këtë ndeshje, kur Ionita shënoi golin e dytë të minutës së 22-të për 2-1.

https://twitter.com/FootballKosovo/status/1710366391398785500

Julian Marchioni barazoi shifrat më vonë në 2-2, ndërsa Rapid kishte mundësi të shkonte me epërsi në pushim.

Por penalltia e fituar nuk u kthye në gol nga Rrahmani që gaboi. /Telegrafi/

Exit mobile version