Telegrafi

Rrahman Rama në cilësinë e dëshmitarët deklarohet për rastin e ‘Veteranëve’

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama për afër tri orë ka dhënë deklaratën e tij në cilësinë e dëshmitarit për rastin e veteranëve të rrejshëm në gjykatë.

Seanca është ndërprerë me një pauzë dhe do të vazhdojë në orën 13:00, ku Rama pritet ta vazhdojë dëshminë e tij edhe për rreth 30 minutave, ndërsa, më pas në pyetje do të merren Hysni Gucati dhe Sami Lushtaku, e të cilët një ditë më parë nuk i ishin përgjigjur thirrjes së gjykatës në cilësinë e dëshmitarit.

Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Meka, siç njofton KP ka thënë se për shkak të ruajtjes së procesit, mediave u ndalohet publikimi i dëshmive derisa të përfundojë seanca.