Rrahman Jasharaj është rizgjedhur kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK).
Në Kongresin e Tetë të SBASHK-ut votuan 121 delegatë, prej të cilëve 119 ishin për Rrahman Jasharajn, një abstenim dhe një për kundërkandidatin e tij, Emrush Ahmeti.
Ndryshe, ky është mandati i tretë që Rrahman Jasharaj do të jetë në krye të kësaj sindikate, njofton Klan Kosova.
Për dy mandate për sa pati përballë disa kryeministra, Jasharaj ka arritur të bëhet kryesindikalisti më i zëshëm në vend.
Ky do jetë mandati i tij i fundit në krye të SBAShK, pasi do pensionohet.