Site icon Telegrafi

Rrahje mes tifozëve të KF Shkupit dhe Vardarit, policia gjobit 15 persona

Dje rreth orës 15:20 në Shkup, përreth lumit Vardar, është prishur qetësia dhe rendi publik pas një përleshje mes tifo grupeve të KF Shkupit dhe KF Vardarit.

Policia përmes një njoftimi, informon se janë arrestuar 15 persona, të cilët janë marrë në pyetje dhe janë gjobitur me të holla, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pas masave të ndërmarra nga ana e njësitit Alfa dhe zyrtarëve policor nga njësiti për rend dhe qetësi publike në stacionin policor në Qendër, janë arrestuar 15 persona dhe pas bisedës janë dorëzuar 15 urdhërpagesa për shkeljet e konstatuara nën nenin 3 paragrafin 2 alinea 7”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version