Policia ka arrestuar dy të dyshuar, njëri i moshës së mitur, pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Gjilan ku gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur shufër të hekurt metalike dhe thikë.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. Rasti është duke u hetuar.