Telegrafi

Rrahje si kjo nuk keni parë, ia drejtoi revolen në kokë – as ajo nuk e ndali rusin e nervozuar (Video)

Një video që është duke qarkulluar në internet ka fituar vëmendjen e shumë njerëzve.

Në të shfaqet një burrë nga Rusia i cili rrah brutalisht një sulmues e më pas edhe një tjetër që kishte shtënë me revole në drejtim të tij, transmeton Telegrafi.

Por, është interesant se si burri që ia kishte drejtuar revolen hezitonte të shtinte në të, megjithatë, kështu nuk ndodhi me të i cili për asnjë moment nuk u tremb.

Madje ai shfrytëzoi momentin e shpërqendrimit të burrit me revole në dorë, dhe në një moment iu vërsul duke e rrëzuar në tokë me grushta e shkelma.

Sidoqoftë, në fund duket se ky burrë sypatrembur e pëson keq, pasi një plumb i këtyre sulmuesve e godet, ndërsa më pas shfaqen disa burra duke e ndihmuar. /Telegrafi/