Telegrafi

Rrahje për pronë

Është arrestuar një i dyshuar dhe një tjetër është shoqëruar në stacionin policor pasi që dyshohet se për shkak të një kontesti pronësor e kishin kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-shqiptar.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në sheshin ‘Hasan Prishtina’ në Vushtrri, mëngjesin e djeshëm.

Me urdhër të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.