Site icon Telegrafi

Rrahje për borxh në Prizren

Një person ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren ku, sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari – pas intervistimit – me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version