Një sherr “trimash” ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e njohur si farmacia 10 në Tiranë.
Kamera amatore ka fokusuar dy djem që po zihen me njëri-tjetrin, transmeton JOQ.
Nuk ka ndonjë informacion në lidhje me shkakun e sherrit, por duket se si të dy djemë kanë ndalur makinat në mes të rrugës dhe kanë filluar të japin “spektakël”.
Pasi zihen fillimisht me shpulla, grushta e shkelma, në fund “kërcet” guri.