Dy të dyshuar pas një mosmarrëveshje për pagesë të një borxhi, ku ka pasur edhe një të shtënë me armë zjarri-revole në ajër, kanë sulmuar fizikisht viktimën.
Rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:14 në Suharekë.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit e përdorur me 9 fishekë kal. 7. 62 mm, si dhe një gëzhojë.
Me vendimin e prokurorit i dyshuari i mitur ndalet në Qendrën e Mbajtjes në kohëzgjatje prej 24 orëve, ndërsa i dyshuari i dytë lirohet nga stacioni policor. /Telegrafi/