Telegrafi

Rrahje në Shkup, sulmohen fizikisht disa nxënës të shkollave të mesme

Rrahjet e të miturve në Shkup asesi të ndërpriten dhe si gjithnjë, policia vështirë se i ka gjetur dhunuesit fizik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja më e freskët ka ndodhur mbrëmë në autobusin 65 në Autokomandë kur disa nxënës të shkollave të mesme janë sulmuar nga një grup dhunuesish.

Disa nxënës kanë marrë lëndime dhe janë trajtuar në Spitalin e vjetër të qytetit, bën të ditur MPB-ja. Pas trajtimit mjekësor, ata janë lëshuar për në shtëpi./Telegrafi/