Dy persona në Shkup janë sulmuar fizikisht nga një grup prej katër personash tjerë, pranë një ushqimoreje.
J.B (33) dhe shoku i tij A.N (33) kanë hetuar se si katër personat kanë dashur që të vjedhin pije të ndryshme nga frigoriferi i ushqimores.
Që të dy kanë reaguar duke thënë se nuk është në rregull ajo që tentojnë të bëjnë.
Pas kësaj, katër personat i kanë sulmuar fizikisht. Janë marrë masa për të zbardhur rastin./Telegrafi/
*Foto Ilustrim