Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Beteja e Pashtrikut” në Prizren, ka ndodhur një përleshje fizike.
Sipas policisë dy persona meshkuj kanë sulmuar tri viktima meshkuj kosovar me ç’ rast kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, dy nga të lënduarit janë liruar ndërsa një është transferuar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.
Janë arrestuar dy të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar. /Telegrafi/