Tre të dyshuar meshkuj kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore i cili është dërguar në QKUK Prishtinë, ka njoftuar policia.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është pronë e viktimës mashkull , në afërsi të veturës janë gjetur edhe 5 plumba të pashkrepur. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje .
Ngjarja ka ndodhur dje pasdite në Prizren.